Jose Mourinho ka komentuar gabimin e Vinicius Juniorit në ndeshjen ndaj Romës, ku braziliani humbi topin në mesfushë, duke i dhënë mundësi skuadrës italiane të shënonte golin e dytë.
Real Madrid arriti një përmbysje të jashtëzakonshme, duke fituar 4-3 pas disavantazhit 3-1.
Megjithatë, një nga momentet më të diskutuara të ndeshjes ishte gabimi i Viniciusit, i cili tentoi një pasim me thembër dhe humbi posedimin.
Roma përfitoi nga ky gabim për të shënuar përmes Donyell Malenit.
Mourinho nuk e fshehu pakënaqësinë për këtë veprim dhe pak minuta më vonë e zëvendësoi brazilianin.
“Pjesa e parë ishte faji im, ose i Gasperinit. Ai e vendosi Soulen në atë pozicion dhe Wesley na shkaktoi shumë probleme me epërsinë numerike. Për Viniciusin ishte e vështirë”, shpjegoi trajneri.
Më pas, ai foli drejtpërdrejt për gabimin e sulmuesit: “Në pjesën e dytë i dhashë lirinë të luante në një zonë tjetër. Wesley u lodh duke u përballur me Diomanden. Viniciusi humbi një top që nuk duhej ta humbiste, por kaq. Edhe unë bëj gabime”.
Trajneri portugez foli edhe për reagimin e Viniciusit pas zëvendësimit, duke thënë se është normale që një lojtar të mos jetë i kënaqur me vendimin.
“Është normale të mos jetë i lumtur. Nuk do të më pëlqente nëse do të bënte atë që bëjnë shumë të tjerë, si për shembull ta hidhte shishen e ujit. Frustrimi është normal, por pas ndeshjes ai ishte shumë i lumtur për fitoren e ekipit”, deklaroi Mourinho.
Pavarësisht gabimit të brazilianit, Reali arriti ta përmbyste rezultatin në minutat e fundit dhe të siguronte tri pikët, duke shkuar në kuotën e gjashtë pikëve pas dy ndeshjeve të para në Ligën e Kampionëve. /Zëri

