Humbja ndaj Real Madridit në El Clasico ka lënë gjurmë te Barcelona.
Sipas gazetës spanjolle “AS”, ditët pas disfatës 1-2 kanë sjellë disa zhvillime që tregojnë se atmosfera në klubin katalanas nuk është më aq e qetë.
Të mërkurën, futbollistët dhe stafi teknik organizuan një drekë të përbashkët për të forcuar raportet brenda grupit.
Një ditë më vonë, drejtuesit e Barcelonës publikuan një komunikatë ku shprehën besimin e plotë te skuadra dhe stafi teknik i Hansi Flickut.
Ndërkohë, trajneri gjerman ka hapur mundësinë e përforcimeve gjatë afatit kalimtar të janarit, diçka që deri tani nuk ishte në planet e klubit.
Edhe Lamine Yamal është kritikuar për udhëtimin e tij të veçantë drejt Londrës, ndërsa Grada d'Animació është mbyllur përkohësisht. /Zëri

