KORREKT / SOT31 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Mourinho ankohet për kalendarin e ngjeshur të ndeshjeve të skuadrës së tij

Mourinho ankohet për kalendarin e ngjeshur të ndeshjeve të skuadrës së tij

Në konferencën per shtyp para ndeshjes me Racing Santanderin trajneri i “Los Blancos”, foli për ndeshjet që do të luaj ekipi i tij brenda shtatë ditëve, e të gjitha si musafir!

“Duhej të luanim nesër, por luajmë sot. Duhej të luanim të dielën në Valencia, por luajmë të shtunën”.

“Tri ndeshje me tri udhëtime brenda 7 ditës, dy ditë më pak për t’u rikuperuar”.

“Është një dhuratë e madhe kjo që po marrim. Faleminderit. Shpresojmë t’i bëjmë ata të trishtuar”, shtoi ai!

Mourinho theksoi që udhëtimet e shpeshta dhe koha e pamjaftueshme për rikuperim e bëjne situatën edhe më të vështire për futbollistët!

Real Madridi do të zbresë nesër në fushë për t’u përballur me Racing Santanderin, në kuadër të La Liga.

“Los Blancos” synojnë të marrin tri pikët e radhës dhe të vazhdojnë rrugëtimin drejt objektivave të tyre këtë sezon.

Takimi do të zhvillohet të dielën, më 1 nëntor, duke filluar nga ora 16:15, në stadiumin El Sardinero.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.