KORREKT / SOT17 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Motra e studentit që policia e përplasi në asfalt: Vëllai im pësoi fraktura në shtyllën kurrizore dhe në kafkë

Motra e studentit që policia e përplasi në asfalt: Vëllai im pësoi fraktura në shtyllën kurrizore dhe në kafkë

Motra e Muhamet Skanës, të riut që u lëndua nga ndërhyrja e policisë gjatë protestës para Kryeministrisë, ka bërë të ditur se ai ka pësuar fraktura në shtyllën kurrizore dhe në kafkë.

Përmes një mesazhi, ajo ka treguar se, sipas diagnozës mjekësore, dëmtimet në shtyllën kurrizore janë shkaktuar nga goditjet, ndërsa fraktura në kafkë ka ardhur si pasojë e përplasjes me forcë në tokë.

Ajo ka falënderuar të gjithë qytetarët për mbështetjen dhe mesazhet e solidaritetit, duke theksuar se familja po i qëndron pranë të riut në këtë periudhë të vështirë.

“Unë, mami, babi dhe motra po i qëndrojmë pranë. Ai e ka të gjithë mbështetjen tonë dhe, inshallah, do t’ia dalë”, ka shkruar ajo.

– YouTube youtu.be

Motra e tij ka theksuar se familja po bën gjithçka që është e mundur për ta ndihmuar, ndërsa ka thënë se lutja e tyre e vetme për qytetarët është që të luten për shërimin e vëllait të saj.

Ajo ka paralajmëruar gjithashtu se familja do ta ndjekë çështjen deri në fund, duke kërkuar që personat përgjegjës për lëndimin e tij të përballen me drejtësinë.

“Pseudo-policët që e bënë këtë gjë do të dënohen dhe ne do ta ndjekim çështjen deri në fund”, ka deklaruar ajo. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.