KORREKT / SOT20 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Motori i një aeroplani përfshihet nga flakët, pak para ngritjes në Peru – zbulohen detaje, pamje dhe rrëfimi i një pasagjeri

Motori i një aeroplani përfshihet nga flakët, pak para ngritjes në Peru – zbulohen detaje, pamje dhe rrëfimi i një pasagjeri

Një aeroplan i “LATAM Airlines Perú” me destinacion Piurën u ndërpre të hënën, pasi u raportua një zjarr pranë motorit të majtë dhe zonës së krahut të avionit, pak para ngritjes në Aeroportin Ndërkombëtar “Jorge Chávez” në Lima.

Incidenti ndodhi ndërsa fluturimi LA2302 po përgatitej të nisej më 19 tetor, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ekipet zjarrfikëse të aeroportit ndërhynë dhe shuan flakët, ndërsa pasagjerët u zbritën nga aeroplani si masë paraprake.

Kompania ajrore e përshkroi incidentin si një “ngjarje teknike të paparashikuar” dhe shkaku ende nuk është përcaktuar.

Në videot që qarkullojnë në internet duket tym që del nga krahu i majtë i aeroplanit, përpara se të shfaqeshin flakët.

Një pasagjer deklaroi se piloti kishte njoftuar për ngritjen dhe motorët ishin vënë në punë pak para se të fillonte zjarri.

Sipas raportimeve, pasagjeri tregoi gjithashtu se kapiteni u kishte thënë më vonë personave në bord se ngritja ishte anuluar për shkak të një problemi me pajisjen e majtë të uljes.

“LATAM” njoftoi se po u ofron ndihmë pasagjerëve të prekur dhe po organizon fluturime alternative. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.