Shërbimi Meteorologjik bën të ditur se Shqipëria të premten do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
SHMU njofton se moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s.
Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-2 ballë. /Telegrafi/


