Shqipëria të mërkurën do të jetë në ndikim të kushteve të njëjta atmosferike.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta deri mesatare, përqendruar në relievet kodrinore-malore të territorit.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare në veriperëndim, luginave dhe maleve kryesisht në orët e para të mëngjesit era me shpejtësi deri në 16m/s,
Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë. /Telegrafi/

