KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

“Mos i rrej njerëzit se gjynah”, Butrint Imeri i kundërpërgjigjet ndjekësit për sfidën e 100 mijë eurove

“Mos i rrej njerëzit se gjynah”, Butrint Imeri i kundërpërgjigjet ndjekësit për sfidën e 100 mijë eurove

Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri, ka tërhequr vëmendje të madhe ditët e fundit pasi shpalli sfidën e tij personale, ku fituesi do të shpërblehet me plot 100 mijë euro.

Nisma e artistit ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, me mijëra ndjekës që kanë komentuar dhe janë bërë pjesë e garës. Megjithatë, jo të gjithë janë bindur se bëhet fjalë për një shpërblim real.

Në mesin e komenteve ka spikatur reagimi i një ndjekësi, i cili e akuzoi këngëtarin se po mashtronte publikun.

“MOS i rrej njerzi për 100k se gjynah”, i shkroi ai Butrintit.

Por artisti nuk e la pa përgjigje këtë koment, duke reaguar menjëherë me një replike që mori vëmendjen e fansave.

“Ti nashta ke besu n’babadimer si fmi tani t’ka met n’kry qe krejt senet n’jete jone rren, ama ke me pa kismet me 3 Korrik”, iu përgjigj Butrinti.

Foto: Butrint Imeri/Instagram

Me këtë koment, këngëtari ka lënë të kuptohet se gjithçka rreth sfidës është e vërtetë dhe se më 3 korrik do të bëhet e ditur edhe identiteti i fituesit të shumës prej 100 mijë eurosh.

Deri atëherë, sfida e Butrint Imerit vazhdon të mbetet një nga temat më të komentuara në rrjetet sociale, ndërsa fansat presin me kureshtje të shohin se kush do të jetë personi fatlum që do të largohet me çmimin marramendës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.