Gurët në idhëz (tëmth) janë një problem i shpeshtë shëndetësor, por një nga gabimet më të mëdha që bëjnë pacientët është shtyrja e ndërhyrjes kirurgjikale.
Në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, e mbështetur nga United Hospital, kirurgu abdominal Arbër Morina theksoi se ndërhyrja duhet të bëhet në kohë, përpara se gjendja të përkeqësohet dhe të shfaqen komplikime serioze.
“Si çdo patologji tjetër, kur kapet në fillim, mënyra e mjekimit është shumë më e mirë dhe më pak ka komplikime”, tha ai .
Sipas tij, nëse pacienti e neglizhon problemin dhe përjeton vazhdimisht dhimbje apo infeksione, situata bëhet më e ndërlikuar edhe për vet kirurgët.
Morina paralajmëron se në raste të avancuara, infeksioni mund të përhapet edhe në organet përreth si lukthi, zorrët dhe mëlçia, duke e bërë ndërhyrjen më të vështirë dhe duke rritur rrezikun për pacientin.
Ai shton se shtyrja e operacionit shpesh çon në humbjen e mundësisë për ndërhyrje laparoskopike (pa prerje), duke detyruar kirurgët të kalojnë në operacion klasik.
Për më shumë shikoni podcastin e plotë “Shëndeti në rend të parë”:
– YouTube www.youtube.com