Kanceri i gjëndrës tiroide është një nga format e kancerit me shkallën më të lartë të shërimit, me kusht qe të diagnostikohet në kohë. Gjatë muajit shtator, muajit ndërkombëtar të ndërgjegjësimit për këtë sëmundje, United Hospital apelon për rëndësinë e kontrolleve preventive dhe identifikimit të simptomave të para.
A keni vërejtur ndonjë nga këto shenja paralajmëruese?
Shpesh çrregullimet apo noduset në tiroidë zhvillohen pa dhimbje apo simptoma të dukshme në fazat e para. Megjithatë, duhet të konsultoheni menjëhatë me mjekun specialist nëse vëreni:
Ënjtje apo gjëndër (nodus) në pjesën e përparme të qafës.
Ndryshim të zërit apo ngjirje të vazhdueshme që nuk kalon.
Vështirësi në gëlltitje apo në frymëmarrje.
Diagnostikim i avancuar dhe preciz në United Hospital
Diagnostikimi i saktë është hapi i parë drejt trajtimit të suksesshëm. Në United Hospital aplikohen metodat më moderne laboratorike dhe imazherike për vlerësimin e gjëndrës tiroide:
Analizat e gjakut dhe markuesit tumoralë:
Calcitonin (CT): Markuer tumoral mjaft i rëndësishëm për karcinomën medulare të tiroides (MTC), i cili përdoret për diagnostikim, vlerësim pas operacionit dhe monitorim të rikthimit të sëmundjes.
Tireoglobulina (Tg): Markuer kryesor për monitorimin e karcinomës papilare pas ndërhyrjes kirurgjikale, i shoqëruar gjithmonë me analizën e Anti-Tireoglobulinës (TgAb) për rezultate të sakta.
Eko e Tiroides: Vizualizim i detajuar i strukturës së gjëndrës për detektimin e noduseve apo ndryshimeve indeve.
Biopsia me Gjilpërë të Hollë (FNAB): Procedurë minimale invazive e aspirimit me gjilpërë të hollë për analizë të saktë citologjike në rast se detektohen noduse të dyshimta.
Mos i injoroni sinjalet e trupit tuaj
Shtatori është kujtesa e duhur për të vendosur shëndetin tuaj në plan të parë. Një kontroll i thjeshtë mund të bëjë dallimin e madh.
Lokacioni: United Hospital, Prishtinë, Kosovë
Terminet dhe Informata: 038 60 70 70 / 046 60 70 70
Na ndiqni në rrjetet sociale: @united_hospital_prishtine