KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Mos e ndaloni asnjëherë teshtimën!

Mos e ndaloni asnjëherë teshtimën!

Ju ka ndodhur të gjithëve që të keni ndaluar teshtimën, ose të sforcoheni për të krijuar sa më pak zhurmë.

Por këshillohet që të mos e bëni më një gjë të tillë.

Kur teshtijmë, ajri futet nëpër vrimat e hundës në shpejtësinë më të lartë se160 kilometra në orë.

Nëse e mbani teshtimën, atëherë gjithë ky presion do të zhvendoset në një pjesë tjetër të trupit që mund të dëmtohet. Për shembull në vesh.

Po ashtu, mund të dëmtoni edhe dëgjimin ose të keni marrje mendsh për një kohë të gjatë. Por mund të dëmtoni edhe enët e gjakut në sy ose diafragmën, shkruan noa. Në rast të një teshtime të fortë që ju e keni ndaluar qëllimisht, ka shumë gjasa që të lëndoni edhe qafën tuaj.

Përveç kësaj, një veprim i tillë mund të dëmtojë edhe plagët te njerëzit që kanë operuar kohët e fundit sinuset.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.