KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

“Mos e favorizoni Elijonën”, Labi thumbon produksionin me kerkesën e tij pas largimit nga Big Brother VIP Kosova 4

“Mos e favorizoni Elijonën”, Labi thumbon produksionin me kerkesën e tij pas largimit nga Big Brother VIP Kosova 4

Ish-banori i reality show-t Big Brother VIP Kosova, këngëtari Labinot Rexha, ka reaguar publikisht pas daljes nga shtëpia më e famshme në vend, duke adresuar një kërkesë të drejtpërdrejtë për produksionin e spektaklit.

I ftuar në studio pas eliminimit, ai foli hapur për përvojën e tij brenda lojës dhe për dinamikat që, sipas tij, kanë ndikuar në rrjedhën e garës. Labi theksoi se dëshiron që trajtimi ndaj banorëve të jetë i barabartë dhe pa favorizime, duke kërkuar që standardet të jenë të njëjta për të gjithë konkurrentët.

“Ju kisha lut të mos e favorizoni Elijonën”, u shpreh ai gjatë transmetimit, deklaratë që u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale dhe nxiti reagime të shumta nga publiku.

– YouTube youtu.be

Komenti i tij ka hapur diskutime mes fansave të formatit, ku një pjesë e shohin si shqetësim të arsyeshëm për drejtësinë e lojës, ndërsa të tjerë e konsiderojnë si reagim emocional pas largimit nga gara.

Deklarata e tij vjen në një moment kur spektakli po hyn në fazat më vendimtare, ku çdo detaj i vogël interpretohet me kujdes nga publiku dhe ndjekësit e rregullt të formatit. Mbetet për t’u parë nëse produksioni do të reagojë ndaj kësaj kërkese apo do ta konsiderojë thjesht si një opinion personal të ish-banorit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.