KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Mori veturën e babait pa leje, 16 vjeçari humb jetën në aksident në Pezë

Mori veturën e babait pa leje, 16 vjeçari humb jetën në aksident në Pezë

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e ditës së djeshme në Pezë të Tiranës, ku si pasojë ka humbur jetën një 16-vjeçar dhe është plagosur shoku i tij 15-vjeçar.

Sipas gazetares së Top Channel, Doriana Bezat, dy të miturit po udhëtonin me makinën e babait të 16-vjeçarit, kur ky i fundit i cili po e drejtonte mjetin, ka humbur kontrollin, është përplas me skarpatën anësore të rrugës, dhe më pas është përmbysur.

Aksidenti rezultoi fatal për 16-vjeçarin, ndërsa 15-vjeçari mbeti i plagosur dhe u transportua në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Dyshohet se 16-vjeçari e kishte marrë mjetin e të atit pa dijeninë e tij.

Njoftimi i policisë:

Më datë 29.09.2026, rreth orës 22:10, në Pezë-Helmes, shtetasi i mitur 15 vjeç, duke drejtuar pa leje një automjet, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë automjeti është përplasur me skarpatën anësore të rrugës, dhe më pas është përmbysur.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit ka humbur jetën, ndërsa pasagjeri, 16 vjeç, është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./tch/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.