Familjarët e Gani Gecit kanë pritur për më shumë se dy orë në Pallatin e Drejtësisë, deri në momentin kur avokati i tyre, Besnik Berisha, i ka njoftuar se Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar ish-deputetit një muaj paraburgim.
Pas pritjes së gjatë, Berisha u ka komunikuar familjarëve vendimin e gjykatës, e cila ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj Gecit.
Vendimi është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Gani Geci dyshohet për kanosje ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj, drejtues i mediumit “Vox Kosova”.
Sipas dosjes së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Geci kishte shkuar në objektin ku punon “Vox Kosova” dhe kishte kërkuar që Mehmetaj ta largonte një postim lidhur me Fatos Gecin. /Lajmi.net/
Burimi: lajmi.net ↗

