KORREKT / SOT27 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Momenti kur Brown e ‘nokauton’ Bardackin pas derbit të Stambollit, dy kartonë të kuq për mbrojtësit

Momenti kur Brown e ‘nokauton’ Bardackin pas derbit të Stambollit, dy kartonë të kuq për mbrojtësit

Derbi mes Galatasarayt dhe Fenerbahçes, i fituar 2-1 nga skuadra vendase, u shoqërua me tensione të mëdha pas përfundimit të ndeshjes.

Sipas mediave turke, situata u përshkallëzua pas vërshëllimës së fundit, kur futbollistët e të dy skuadrave u përfshinë në përplasje.

Në qendër të tensioneve ishin edhe Kerem Akturkoğlu dhe Roland Sallai, ndërsa pati përplasje edhe mes Archie Brownit dhe Abdülkerim Bardakcit.

Pamjet e publikuara nga mediat turke tregojnë se situata doli jashtë kontrollit, duke detyruar policinë të ndërhynte për të ndarë futbollistët. Tensionet raportohet se vazhduan edhe në tunelin që çon drejt dhomave të zhveshjes.

Sipas raportimit të beIN Sports, gjyqtari Atilla Karaoglan nxori kartonë të kuq pas përleshjes. Abdülkerim Bardakci i Galatasarayt dhe Archie Brown i Fenerbahçes raportohet se u ndëshkuan me të kuq.

Në disa raportime përmendet edhe një përplasje fizike mes Brownit dhe Bardakcit, por rrethanat e plota të incidentit duhet të konfirmohen nga pamjet dhe raporti zyrtar i ndeshjes. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.