KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Moment mahnitës: Vedat Muriqi dërgon këpucët në muzeun e Mallorcas pasi theu rekordin e Samuel Eto’o

Moment mahnitës: Vedat Muriqi dërgon këpucët në muzeun e Mallorcas pasi theu rekordin e Samuel Eto’o

Sulmuesi Vedat Muriqi ka hyrë në historinë e Mallorcas për ta tejkaluar rekordin e golashënuesit më të mirë të klubit në La Liga, që e mbante Samuel Eto’o.

Me dy golat ndaj Rayo Vallecanos, Muriqi shkoi në shifrën e 55 golave, një më shumë se Eto’o, kurse pas ndeshjes menjëherë ka shkuar në muzenë e klubit spanjoll.

Mallorca ka shpërndarë një video të Muriqit, i cili i vendos këpucët në muze të klubit.

“Këpucët historike shkojnë direkt në muzeun e RCD Mallorcas”, shkroi ndër të tjera klubi.

Ndërkohë, Muriqi tani do të provojë ta mposhtë Kylian Mbappen për “Pichichi”, pasi ka 21 gola, dy më pak se francezi./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.