KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Moment historik, roboti me Al mposht edhe njerëzit në pingpong

Moment historik, roboti me Al mposht edhe njerëzit në pingpong

Një robot është bërë aq i mirë në lojën e pingpongut saqë ka mposhtur lojtarë njerëzorë, në atë që është cilësuar si “një moment historik për Al”.

Roboti i Sony-t, Ace, u përball me atletë profesionistë dhe u zbulua se u kishte shkaktuar atyre problem, me nëntë sytë e kamerave të pozicionuara përreth fushës.

Roboti mësoi se si ta luante këtë sport duke përdorur metodën e Al të njohur si të mësuarit me përforcim.

“Nuk ka asnjë mënyrë për të programuar një robot me dorë për të luajtur pingpong. Duhet të mësosh si të luash nga përvoja”, tha studiuesi i Al të Sony, Peter Dürr, bashkautor i studimit të botuar në revistën shkencore Nature.

– YouTube www.youtube.com

Sony tha se është “hera e parë që një robot ka arritur të luajë në nivel njerëzor, në nivelin e një eksperti, në një sport konkurrues të luajtur zakonisht në botën fizike – një moment historik për kërkimin në Al dhe robotikë”.

Michael Spranger, president i Sony AI, tha: “Shpejtësia është me të vërtetë një nga çështjet themelore në robotikë sot”.

Ndryshe, një fushë pingpongu me përmasa olimpike u ndërtua në selinë e Sony-t në Tokio për të kryer eksperimentet, në mënyrë që atletët profesionistë dhe të tjerë shumë të aftë të kishin një “fushë loje të barabartë” me robotin. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.