KORREKT / SOT24 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Moldavia mund të bëhet pjesë e Rumanisë nëse i bllokohet integrimi në BE

Moldavia mund të bëhet pjesë e Rumanisë nëse i bllokohet integrimi në BE

Moldavia mund të përballet me një skenar të mundshëm bashkimi me Rumaninë nëse procesi i saj i anëtarësimit në Bashkimin Evropian vonohet ose bllokohet pas vitit 2028.

Sipas zëvendëskryeministrit të vendit, Eugen Osmocescu, objektivi strategjik i qeverisë moldave është që marrëveshja e anëtarësimit në BE të nënshkruhet deri në fund të vitit 2028. Ai theksoi se integrimi evropian mbetet prioriteti kryesor i politikës së jashtme të Moldavisë.

Në të njëjtën kohë, ministri i Jashtëm moldav, Mihai Popșoi, ka deklaruar se do të mbështeste bashkimin me Rumaninë dhe se do të votonte “pro” në rast se një çështje e tillë do të hidhej në referendum, shkruan euractiv.

Deklaratat vijnë në një kontekst të debatit të vazhdueshëm politik për të ardhmen e vendit mes integrimit evropian dhe opsioneve të tjera gjeopolitike, në një rajon ku ndikimet e jashtme mbeten të forta.

Më herët, edhe presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, nuk e ka përjashtuar mundësinë e bashkimit me Rumaninë si një rrugë potenciale që mund të përshpejtojë procesin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe të forcojë stabilitetin politik e ekonomik të vendit.

Megjithatë, një vendim i tillë do të kërkonte një proces kompleks politik dhe kushtetues, përfshirë një referendum mbarëkombëtar dhe marrëveshje ndërkombëtare, duke e bërë këtë skenar të varur nga zhvillimet e ardhshme politike në Moldavi dhe në BE. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.