Burime iraniane, të cituara nga The New York Times, bëjnë të ditur se ajatollah Mojtaba Khamenei, i konsideruar si figura e re udhëheqëse në Iran, po përballet me gjendje të rëndë shëndetësore pas plagëve të marra në një sulm të mëparshëm.
Sipas raportimeve, Khamenei ka pësuar djegie të rënda dhe ka kaluar tre ndërhyrje kirurgjikale në këmbë, ndërsa pritet t’i vendoset edhe protezë.
Po ashtu, ai thuhet se ka vështirësi në të folur si pasojë e plagëve, duke shmangur daljet publike dhe komunikimet me video, por mbetet mendërisht i kthjellët.
Raporti shton se ai është plagosur në sulmin e 28 shkurtit, ditën kur nisi lufta, ku humbën jetën babai i tij, bashkëshortja dhe djali i tij.
Aktualisht, ai ndodhet nën kujdes të rreptë mjekësor dhe siguri të lartë, i rrethuar kryesisht nga një ekip mjekësh dhe personeli shëndetësor duke përfshirë presidentin iranian, Masoud Pezeshkian, një kirurg zemre me profesion.
Ndryshe, komandantët e Gardës Revolucionare Islamike dhe zyrtarë të lartë qeveritarë po shmangin vizitat e tij personalisht nga frika se Izraeli mund të gjurmojë lëvizjet e tyre dhe të eliminojë udhëheqësin. /Telegrafi/