Christie Brinkley, një nga modelet më të njohura në botë, u rikthye në pasarelë në moshën 72-vjeçare, pas gati shtatë vitesh pauzë.
Brinkley ishte një nga yjet e sfilatës së stilistit Dennis Basso, të mbajtur më 14 shtator në New York, ku u shfaq me një fustan elegant dhe glamuroz, me detaje perlash dhe mëngë transparente.
Momenti i saj në pasarelë u bë edhe më emocionues kur u vendos kënga “Uptoën Girl” e Billy Joel, pasi Brinkley ishte ylli kryesor i videoklipit të kësaj kënge në vitin 1983.
Herën e fundit kishte parakaluar në vitin 2019, në një sfilatë të Elie Tahari, ku ishte shfaqur së bashku me vajzën e saj, Sailor Brinkley Cook.
Për Brinkley, rikthimi në botën e modës është më shumë se një paraqitje e vetme.
Duke folur për moshën e saj, ajo ka theksuar se njerëzit nuk duhet të kenë frikë nga plakja dhe se ndonjëherë e ka të vështirë të besojë se është 72 vjeçe.
Rikthimi i saj në pasarelë u prit me shumë entuziazëm nga publiku, duke dëshmuar se mosha nuk e ka penguar Brinkley të vazhdojë të jetë pjesë e botës së modës dhe të tërheqë vëmendjen me paraqitjen e saj elegante. /Telegrafi/