Modelja dhe aktorja amerikane, Brooks Nader, po kalon disa ditë pushimi në Kroaci, ku është vendosur në bregdetin e Adriatikut, më saktësisht në Dubrovnik.
Edhe pse nuk e ka zbuluar drejtpërdrejt vendndodhjen në Instagram, nga fotografitë e publikuara kuptohet se ajo po viziton qytetin e vjetër të Dubrovnikut.
Nader është parë duke shëtitur në rrugicat historike të qytetit dhe pranë katedrales.
Foto: Instagram
Ajo ka tërhequr vëmendje edhe me mënyrën luksoze të udhëtimit, pasi në Dubrovnik mbërriti me jaht.
Në rrjetet sociale publikoi pamje nga brendësia e mjetit lundrues si edhe peizazhin e detit që e priste çdo mëngjes.
Foto: Instagram
Ende nuk dihet se cili do të jetë destinacioni i saj i radhës pas qëndrimit në Kroaci.
Brooks u bë e njohur pasi fitoi garën ‘Sports Illustrated Swimsuit Search’, duke nisur më pas një bashkëpunim të suksesshëm me revistën e njohur sportive.
Foto: Instagram
Krahas karrierës si modele, është angazhuar edhe në projekte televizive dhe reality shou.
Së fundmi, ka siguruar një nga rolet kryesore në versionin e ri të serialit ‘Baywatch’, që po përgatitet nga ‘Fox Broadcasting Company’. /Telegrafi/
Foto: Instagram
Foto: Instagram
Foto: Instagram
