KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Modeli statistikor zbulon kush ka më shumë gjasa të fitojë Kupën e Botës

Modeli statistikor zbulon kush ka më shumë gjasa të fitojë Kupën e Botës

Platforma e njohur për statistika dhe analiza të futbollit, Football Meets Data, ka publikuar parashikimet dhe probabilitetet më të fundit për përfundimin e Kupës së Botës.

Ndërsa superfuqitë tradicionale të futbollit renditen në krye, simulatori ofron një pasqyrë të qartë të shanseve të secilës kombëtare për trofeun.

Sipas modeleve matematikore, favorite kryesore për të fituar turneun është Franca, së cilës i jepen 17.2% shanse për titull. Menjëherë pas “Trikolorëve” renditet Argjentina, kampionia në fuqi, me 15.8%.

Spanja (12.9%), Anglia (11.8%) dhe Brazili (7.6%) plotësojnë grupin e skuadrave kryesore favorite për triumf.

Më poshtë në renditje vijnë Holanda (5.7%), Portugalia (3.8%) dhe Gjermania (3.5%), të cilat konsiderohen në nivelin e dytë të pretendentëve sipas këtij simulimi.

Ndërkohë, pjesa tjetër e listës tregon diferenca të mëdha në shanse mes kombëtareve më pak të favorizuara, ku disa prej tyre renditen me përqindje minimale për fitimin e trofeut, sipas këtij modeli statistikor. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.