KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Mjeshtri turk mban gjallë trashëgiminë e gjyshit të tij në prodhimin e shaleve për mbi 50 vjet

Mjeshtri turk mban gjallë trashëgiminë e gjyshit të tij në prodhimin e shaleve për mbi 50 vjet

Mehmet Ulucan, një banor 70-vjeçar i Adiyamanit, Turqi, e ushtron profesionin e punimit të shalave, të trashëguar nga gjyshi dhe babai i tij, për më shumë se 50 vjet.

Ulucan, një nga mjeshtërit e fundit të shalave në qytet, një profesion që dikur ushtrohej nga shumë mjeshtra, vazhdon punën e tij në të njëjtën punishte që e filloi në moshë të re.

Duke prodhuar shala, shala ngarkese, çanta për shalë dhe pajisje të ndryshme për kafshët e ngarkesës dhe të tjera, Ulucan ushtron zanatin e tij të të parëve çdo mëngjes në punishten e tij.

Prodhuesi i shalave Ulucan për Anadolu tha se e filloi profesionin në fëmijërinë e tij.

“Ne jemi brezi i tretë që e bëjmë këtë punë. Është profesioni i babait dhe gjyshit tonë. Ne e sigurojmë jetesën nga kjo punë. Puna jonë varet nga banorët e fshatrave. Nëse vijnë fshatarët, ne kemi punë; nëse nuk vijnë, nuk kemi. Në të kaluarën kjo punë ishte me rëndësi për banorët e fshatrave. Ata shkonin me të, mbanin ngarkesat e tyre me të dhe fitonin jetesën me të, por tani teknologjia ka përparuar, kanë dalë makinat. Natyrisht, nevoja për punën tonë është zvogëluar”, tha Ulucan. /AA/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.