TË FUNDIT

    Abdixhiku për procesin e dialogut: Kosovës s’i duhet një marrëveshje bazë që nuk e përmban njohjen

    January 16, 2023

    Knezheviq: Nëse marrim pushtetin në Mal të Zi do ta tërheqim njohjen e Kosovës

    January 16, 2023

    Ministri Vitia: Kemi rritur buxhetin për barna në mbi 21 milionë euro

    January 16, 2023
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt Press
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqipëria
    • Sport
    • Shëndetësi
    • Showbiz
    • Opinione
    • Kuriozitete
    Facebook Twitter Instagram LinkedIn VKontakte
    Korrekt Press
    You are at:Home»Lajme»Mjekët kërkojnë që koeficienti të jetë 132 euro
    Lajme

    Mjekët kërkojnë që koeficienti të jetë 132 euro

    By A.JJanuary 16, 2023
    Facebook Twitter WhatsApp Email Pinterest LinkedIn Tumblr
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email





    Derisa Qeveria ende nuk ka caktuar çmimin e koeficienteve për pagat, mbi 80 mijë punëtorë të sektorit publik nuk e dinë ende sa do të jetë paga e tyre, kur ligji të hyjë në fuqi. Nga Qeveria kanë pohuar se përcaktimi i koeficientit do të bëhet brenda muajit janar, por janë mjekët ata të cilët po kërkojnë që vlera e koeficientit, të mos jetë më e vogël se 132 euro.

    E Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK), është kujdesur që këtë paqartësi ta diskutojnë me ministrin Arben Vitia, nga i cili kanë kërkuar që vlera e koeficienti të mos jetë nën vlerën e 50 për qindëshit të pagës minimale e cila është propozuar të jetë 264 euro, e që i bie të mos jetë më e vogël se 132 euro.

    Nënkryetari i FSSHK-së Blerim Delija ka thënë për “IndeksOnline” se ata sot janë takuar me ministrin Vitia nga i cili dhe kanë kërkuar, të iu tregoj për vlerën e koeficientit. Por se nuk kanë marrë një përgjigje nga ai, pasi që dhe vet ministri Vitia ka deklaruar se nuk është në dijeni për këtë çështje.

    Delija thotë se i kanë treguar dhe ministrit Vitia për qëndrimin e FSSHK-së lidhur me koeficientin për të cilin po kërkojnë që të mos jetë nën vlerën prej 132 euro.

    “Ne sot e kemi takuar ministrin Arben Vitia. Ministri tha se ai vet personalisht nuk e di sa është koeficienti. Por qëndrimi i Federatës është se nëse koeficienti do të jetë nën 132, do të jetë shumë problem për ne dhe do të shikojmë mundësi nëpërmjet organeve, se cilat do të jenë veprimet. Për momentin as ministri nuk e di vlerën e koeficientit, sipas deklarimit të tij sot në takimin që patëm. Kërkesa e federatës është që koeficienti mos të jetë nën 132 euro, apo 50 për qindëshi i vlerës së pagës minimale”, tha ai.

    Ndërsa tha se në takimin me ministrin Vitia ata kanë biseduar për shumë gjëra që kanë të bëjnë me përmirësimin në fushën e shëndetësisë, duke mos dashur të jap sqarime për temat që kanë biseduar. Por thotë se së shpejti presin një përgjigje nga ai, për kërkesat që ata patën për ministrin.

    “Në takim kemi biseduar për shumë gjëra. Por meqenëse është një periudhë kohore, prej kur e ka marrë detyrën për të gjitha ato diskutime që i kemi bërë, ka mbetur që brenda shtatë apo dhjetë dite, të mblidhemi prapë dhe të shqyrtojmë mundësinë e realizimit të kërkesave tona. Ai ti shqyrtojë mundësitë rreth kërkesave tona dhe të ulemi të bisedojmë bashkërisht. Takimi ishte konstruktiv dhe besojmë që ministri do t’i kryej zotimet që ka marrë”, tha ai..

    Ndërkaq thotë se me emërimin e ministrit Vitia, presin përmirësime të vogla, por jo ndryshime substanciale.

    “Presim përmirësime dhe avansime në shëndetësi. Edhe ministri është i angazhuar. Besoj se do të ketë përmirësime dhe ndryshime të vogla, por jo substanciale”, tha ai.





    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    LEXO GJITHASHTU

    Abdixhiku për procesin e dialogut: Kosovës s’i duhet një marrëveshje bazë që nuk e përmban njohjen

    January 16, 2023

    Knezheviq: Nëse marrim pushtetin në Mal të Zi do ta tërheqim njohjen e Kosovës

    January 16, 2023

    Ministri Vitia: Kemi rritur buxhetin për barna në mbi 21 milionë euro

    January 16, 2023

    Comments are closed.

    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp

    AKTUALE

    Lajme

    Abdixhiku për procesin e dialogut: Kosovës s’i duhet një marrëveshje bazë që nuk e përmban njohjen

    By A.JJanuary 16, 20230

    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka ripërsëritur qëndrimin e saj se është kundër një marrëveshjeje…

    Knezheviq: Nëse marrim pushtetin në Mal të Zi do ta tërheqim njohjen e Kosovës

    January 16, 2023

    Ministri Vitia: Kemi rritur buxhetin për barna në mbi 21 milionë euro

    January 16, 2023

    Haxhiu: Ka edhe deputetë të VV që do ta votojnë tërheqjen e Trustit

    January 16, 2023

    TË TJERA

    Mjekët kërkojnë që koeficienti të jetë 132 euro

    January 16, 2023

    Walker dekorohet nga Begaj: Një “Shqipëri e madhe” tashmë ekziston

    January 16, 2023

    William Walker nderohet me medaljen “Kalorësi i Urdhrit të Flamurit”

    January 16, 2023

    Tërmeti, qytetarët në Klos: Ishte i fuqishëm, u frikësuam, natën e kaluam jashtë

    January 16, 2023
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Korrekt Press është portal i pavarur i lajmeve i krijuar me vet-iniciativë nga një grup udhëheqësish medial.

    Korrekt Press mbulon çdo ngjarje të rëndësishme për Kosovën, rajonin dhe më gjerë.
    Email: info@korrektpress.net

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LAJMET E FUNDIT

    Abdixhiku për procesin e dialogut: Kosovës s’i duhet një marrëveshje bazë që nuk e përmban njohjen

    January 16, 2023

    Knezheviq: Nëse marrim pushtetin në Mal të Zi do ta tërheqim njohjen e Kosovës

    January 16, 2023

    Ministri Vitia: Kemi rritur buxhetin për barna në mbi 21 milionë euro

    January 16, 2023
    REKLAMË
    © 2023 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    • Ownership & Funding Info
    • Corrections Policy
    • Ethics Policy
    • Fact-Checking Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.