KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Misajllovski: Siguria në shtetin tonë është në nivelin më të lartë

Misajllovski: Siguria në shtetin tonë është në nivelin më të lartë

Ministri i Mbrojtjes Vlado Misajlovski, gjatë një vizite në kazermën në Veles me rastin e betimit solemn të ushtarëve të rinj profesionistë, deklaroi se vendi është i sigurt pavarësisht zhvillimeve aktuale gjeopolitike në botë.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari në lidhje me sfidat globale të sigurisë dhe nëse vendi mund të ndihet i sigurt, Misajlovski theksoi se, megjithëse ka trazira të vazhdueshme gjeopolitike dhe vatra të reja të nxehta në rajone të caktuara, situata e sigurisë në vend është e qëndrueshme.

“Po, absolutisht, vendi është i sigurt. Ka trazira të vazhdueshme gjeopolitike, por ne po shikojmë pjesën tonë. Ne jemi pjesë e një familjeje të madhe – NATO-s, dhe muajin e ardhshëm do të mbahet një takim ministror i aleancës, në të cilin do të diskutohen në detaje zhvillimet aktuale. Pavarësisht vatrave të reja të nxehta dhe zhvillimeve të brendshme në rajone të caktuara, mund të theksoj se siguria në vend është në nivelin më të lartë”, vlerësoi Ministri Misajlovski.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.