Analisti Ilir Mirena, ka komentuar miratimin e vendimit të liberalizimit të vizave për Kosovën të martën nga Parlamenti Evropian.
Mirena ka paraparë se vitin e ardhshëm mund të ketë ulje të popullsisë në Kosovë për shkak të vizave.
Ai thotë se Kosova do të barazohet me Malin e Zi duke i mbetur 600 mijë banorë.
“Tash nje vit barazohemi me Malin e Zi per kah popullsia. 600 mije malazeze hiq keq s’jetojne, e territor kane me shume se sa Kosova…” – ka shkruar ai.
“Po na diqysh marakli n’kallabllak, ama pa ndonje arsye. Kshtu qe, le t’shprazemi pak se copa dojme me u ba me njani – tjetrin…” – përfundon shkrimi i Mirenës në Facebook.
Ndryshe regjimi i vizave për kosovarët pritet që të largohet përfundimisht më 1 janar 2024.