Analisti Ilir Mirena është tallur me deklarimin e kryeministrit, Albin Kurti, i cili ka thënë se po përgatitet për takimin me Vuçiqin më 18 mars, duke lexuar literaturë për bisedime e negociata.
Mirena ka thënë se në moshën 50-vjeçare nuk është e preferueshme që të lexohet dhe të mësohet se si duhet të negociohet.
“Kur t’mbetsh n’moshen 50 vjeçare me u mesu prej librave se si me negociu, dije qe t’ka rru koftlargti. Bashk me ty, edhe neve..” – ka shkruar ndër të tjera Mirena në Facebook.
Nërkohë, kryeministri Albin Kurti ka thënë se është i përgatitur për takimin e 18 marsit me Vuçiqin duke lexuar dokumetet e deritanishme si dhe duke lexuar literaturë për bisedime e negociata.
“Unë jam shumë aktiv tërë kohën sepse Qeveria e Kosovës i ka tre zëvendëskryeministra dhe 15 ministri, por një pjesë të kohës, e krejt çka mundem përgatitem duke i lexuar dokumentet e deritanishme, por gjithashtu duke lexuar literaturë sa i përket bisedimeve dhe negociatave, këtu më ndihmojnë shumë këshilltarët mi si kryeministër, por edhe këshilltarët e zv.kryeministrit Bislimit, i cili përveç se ka rolin për integrimet evropian, është edhe zv.kryeministër. Unë mendoj që flej mirë.” – ka thënë ai pas edicionit të dhjetë të Javës së Gruas.