Analisti Ilir Mirena ka komentuar përsëri vendimin për rritjen e tatimit në pronë në komunat e Kosovës.
Kësaj radhe Mirena është tallur me diasporën që sipas tij, Kurti po ndryshon qëndrimet ndaj tyre.
Ai duke ironizuar ka bërë thirrje që diaspora të lirohen nga tatimi në pronë.
“Diasporen duhet me e liru nga tatimi ne prone. Nuk eshte korrekte ndaj tyre. Ata veç nga dy tri jave i shfrytezojne banesat e shpijat edhe me pagu tatim barazi me neve.” – ka shkruar ai në Facebook.
“I beje thirrje Qeverise Kurti qe tatimin ne prone te atyre qe jetojne ne diaspore me na e nda proporcionalisht ne te tjereve qe jetojme ne Kosove. E meritojne…” – përfundon Mirena.
Ndryshe qytetarët janë ankuar se kanë pranuar fatura e tatimit në pronë me rritje enorme.