Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci ka bërë të ditur se është miratuar buxheti komunal për vitin 2027.
Peci njofton se buxheti është miratuar në vlerë prej më shumë se 34 milionë euro.
“Miratohet Buxheti Komunal për vitin 2027 në vlerë prej 34,045,130 milionë euro për Mitrovicën.
Bashkë me projektet dhe mbështetjen e Qeverisë, do të jetë buxheti më i larti në histori të Mitrovicës.
Për projekte të reja, investime dhe shërbime për qytetarët tanë”, shkruan Peci. /Telegrafi/