KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Minutë pas minute: Izraeli dhe SHBA-të sulmojnë Iranin, përgjigjet Teherani – gjithçka që po ndodh

Minutë pas minute: Izraeli dhe SHBA-të sulmojnë Iranin, përgjigjet Teherani – gjithçka që po ndodh

Izraeli nisi një sulm kundër Iranit të shtunën, dhe një sulm i Shteteve të Bashkuara është duke u zhvilluar.

Sipas raportimeve, shpërthime u dëgjuan në Teheran dhe në qytete të tjera në të gjithë Iranin.

Ndërkohë ka ardhur një përgjigje nga Irani, duke sulmuar në drejtim të Izraelit.

Operacioni ushtarak amerikan pritet të ndodhë gjatë disa ditëve, raportoi Reuters duke cituar një zyrtar amerikan.

Për të mësuar më shumë rreth zhvillimeve të fundit atje, Telegrafi do t’ju mbajë të informuar, minutë pas minute.

28/02/2026 15:08-​Vuçiq i del në krah regjimit iranian: SHBA-ja po kërkon të vendos një njeri të vetin në Iran

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq deklaroi se sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit do të kenë pasoja afatgjata në skenën politike botërore.

Ai theksoi se Serbia duhet të ruajë paqen dhe pavarësinë, por njëkohësisht të forcojë kapacitetet e saj mbrojtëse.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

28/02/2026 14:44-Arrin në 60 numri i nxënësve të vrara pas sulmit izraelit

Po marrim më shumë informacione tani nga Ministria e Shëndetësisë iraniane mbi numrin e nxënësëve të vrarë në Shkollën Fillore për Vajza në Minab.

Hossein Kermanpour, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë, njoftoi se 60 nxënëse kishin humbur jetën pas sulmeve izraelite që goditën këtë mëngjes një shkollë.

28/02/2026 14:38-​Izraeli beson se ka vrarë tre zyrtarë iranianë, përfshirë edhe ministrin e Mbrojtjes

Zyrtarë izraelitë besojnë se komandanti i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), gjeneral Mohammad Pakpour, ka të ngjarë të jetë vrarë në sulmet amerikano-izraelite.

Pakpour u bë kreu i IRGC-së pasi Izraeli vrau paraardhësin e tij, Hossein Salami, në fillim të luftës së qershorit të vitit 2025.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

28/02/2026 14:19-Irani sulmon bazat ushtarake amerikane në Bahrejn

Irani ka konfirmuar se ka nisur sulmet me raketa si kundërpërgjigje ndaj bombardimeve të përbashkëta amerikano-izraelite ndaj Teheranit.

Raportohet se pos Izraelit, Irani ka sulmuar edhe Bahrejnin, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katarin.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

28/02/2026 14:23-​Shumë kohë i kishte kërkuar Trumpit të ndërhynte në Iran – princi iranian thotë se fitorja përfundimtare është shumë afër

Djali i fundit të shahut të Iranit shpreh besim në fitoren kundër Republikës Islamike pas një sulmi të nisur nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.

Reza Pahlavi ka publikuar një video-mesazh në internet pak pasi ndodhën sulmet, duke sugjeruar koordinim pas thirrjeve të përsëritura që i kishte bërë presidentit amerikan, Donald Trump për të ndërhyrë.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

28/02/2026 14:21-​Izraeli synon eliminimin e Khameneit dhe Pezeshkianit – bombardohet shtëpia e ish-presidentit iranian

Izraeli ka nisur një operacion ushtarak të gjerë kundër Iranit, i quajtur “Operation Lion’s Roar” – me goditje raketore mbi objektiva në Teheran dhe qytete të tjera iraniane.

Sulmi është bashkëkoordinuar me Shtetet e Bashkuara dhe përfshin objektiva ushtarake dhe infrastruktura kritike iraniane.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

28/02/2026 14:20-​Netanyahu reagon pas sulmeve izraelite ndaj Iranit

Benjamin Netanyahu ka konfirmuar se Izraeli dhe SHBA-ja kanë kryer një operacion “për të hequr kërcënimin ekzistencial që paraqet regjimi terrorist në Iran”.

“Vëllezër e motra, qytetarë të Izraelit, pak kohë më parë, Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara nisën një operacion për të hequr kërcënimin ekzistencial që paraqet regjimi terrorist në Iran. Falënderoj mikun tonë të madh, presidentin Donald Trump, për udhëheqjen e tij historike”, deklaroi fillimisht kryeministri izraelit.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

28/02/2026 14:25-Tragjedi në jug të Iranit – raketa godet shkollën dhe vret 40 nxënëse

Po vijnë raportet e para për viktimat civile pas sulmeve ajrore të gjera amerikano-izraelite në territorin e Iranit.

Sipas mediave shtetërore iraniane, në një sulm të drejtpërdrejtë ndaj një shkolle fillore në jug të vendit janë vrarë 40 nxënëse.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

28/02/2026 14:18-Garda Revolucionare e Iranit: Kemi nisur valën e parë të sulmeve me raketa dhe dronë drejt Izraelit

Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur sulmet ajrore ndaj Iranit.

Pasi Forcat Mbrojtëse të Izraelit njoftuan se iranianët kanë nisur sulmet me raketa ndaj Tel Avivit, të njëjtën gjë po e konfirmon edhe Irani.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

28/02/2026 14:17-​Trump konfirmon sulmet amerikane: Bombat tona do të bien kudo në Iran

Izraeli së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur një fushatë ajrore ndaj Iranit.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka konfirmuar se SHBA-ja ka nisur “operacione të mëdha luftarake” ndaj Iranit në një video tetëminutëshe në Truth Social.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

28/02/2026 14:16-​Pamje të reja të sulmeve ndaj Iranit – raketat shihen teksa fluturojnë mbi territorin irakian drejt Teheranit

Izraeli së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur një fushatë ajrore ndaj Iranit.

Tashmë janë publikuar disa video në rrjetet sociale teksa shihen disa objekte të sulmuara në Teheran.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

28/02/2026 13:51-Amerikanët i bashkohen sulmeve izraelite ndaj Iranit

Sipas New York Times, duke cituar një zyrtar amerikan, në sulme po marrin pjesë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Edhe Associated Press raporton se SHBA po merr pjesë në sulmet e Izraelit kundër Iranit.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

28/02/2026 13:41-Ushtria izraelite pas sulmeve ndaj Teheranit: Presim një kundërsulm nga Irani

Ushtria izraelite (IDF) ka dalë me një njoftim pasi kreu sulme në Iran dhe u bëri thirrje qytetarëve që të përgatiten për sulme të mundshme hakmarrëse nga Teherani.

Në një njoftim për media, IDF bëri të ditur se sirenat janë aktivizuar në mbarë Izraelin.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

28/02/2026 13:01-Izraeli sulmon Iranin

Ministri izraelit i mbrojtjes, Israel Katz, tha se Izraeli ka sulmuar Iranin me qëllim, siç pretendojnë ata, për të eliminuar kërcënimet ndaj shtetit.

Në mbarë Izraelin po bien sirenat e alarmit për rrezik ajror, ndërsa pritet një kundërsulm i menjëhershëm.

Siç është njoftuar nga Ministria e Mbrojtjes, veprimi ushtarak është ndërmarrë për të neutralizuar kërcënimet e menjëhershme që i kanosen Izraelit

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.