Ish-ministri i Financave, Kiril Minoski, në emisionin “Biznis21” në TV21, vlerësoi se projekti “TVSH-ja ime” është një nismë e mirë, pasi një pjesë e mjeteve të mbledhura nga tatimi mbi vlerën e shtuar kthehen drejtpërdrejt te qytetarët.
Sipas tij, ky projekt dërgon një mesazh pozitiv për qytetarët që paguajnë rregullisht tatime, duke i inkurajuar ata të kërkojnë dhe të mbledhin kuponë fiskalë.
“Në këtë mënyrë dërgohet një mesazh i mirë për njerëzit që paguajnë tatime. Segmenti i dytë lidhet me kontrollin në sferën tatimore, por që të ndihen të gjitha efektet pozitive të këtij projekti, sidomos në aspektin e kontrollit dhe lëshimit të kuponëve fiskalë, është e domosdoshme digjitalizimi i plotë i punës së Drejtorisë së të Ardhurave Publike, në koordinim edhe me institucionet e tjera”, tha Minoski.
Ai theksoi se vetëm përmes një sistemi të avancuar dhe të ndërlidhur digjital mund të përmirësohet kontrolli fiskal dhe të rritet efikasiteti i administratës tatimore.
LEXO:
- Modeli statistikor zbulon kush ka më shumë gjasa të fitojë Kupën e Botës
- Shpërthimi në Botëror me Zvicrën, Manzambi kërkohet nga skuadra angleze
- Yllit anglez i mjaftojnë disa minuta, thyen rekord historik të Anglisë
- Botërori i luksit: 27 fluturime private për 24 ndeshje nga Infantino
- Taylor Swift dhe Travis Kelce ndryshojnë planet e dasmës për arsye sigurie
- Një i vdekur pas përleshjes me armë zjarri në Ferizaj
- Tërmetet me magnitudë 7.5 ballë nuk janë aq të rralla – pse ai në Venezuelë ishte aq shkatërrues?
- Liverpooli heq dorë nga Diomande – këta janë katër lojtarët që po i shqyrtojnë për sulmin
