KORREKT / SOT14 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Ministrja e Shëndetësisë: 9 policë të lënduar në urgjencë, njëri me dëmtime serioze

Ministrja e Shëndetësisë: 9 policë të lënduar në urgjencë, njëri me dëmtime serioze

Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, ka bërë të ditur se në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë janë trajtuar nëntë efektivë policie të lënduar gjatë protestës.

Përmes një postimi në Facebook, Spahiu njoftoi se brenda 30 minutash në spital kanë mbërritur gjashtë policë të lënduar, duke e çuar në nëntë numrin e efektivëve në urgjencë.

Sipas saj, njëri nga efektivët, me inicialet L.D., 31 vjeç, ka pësuar dëmtime serioze në sy, si dhe fraktura të rënda në nofull dhe hundë.

Spahiu e ka cilësuar të patolerueshme dhunën ndaj efektivëve të policisë, duke theksuar se ajo rrezikon seriozisht sigurinë dhe shëndetin e tyre.

Ajo gjithashtu ka shprehur mbështetje dhe mirënjohje për mjekët, infermierët dhe stafin shëndetësor që po kujdesen për të lënduarit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.