KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Ministria e Sportit ndan mbi 625 mijë euro për 150 sportistë dhe trajnerë

Ministria e Sportit ndan mbi 625 mijë euro për 150 sportistë dhe trajnerë

Ministria e Sportit dhe Rinisë ka vazhduar mbështetjen financiare për sportistët dhe trajnerët e kategorizuar, si pjesë e angazhimit për fuqizimin e sportit dhe përkrahjen e drejtpërdrejtë të atyre që kontribuojnë në sukseset e Kosovës.

Në kuadër të kësaj mbështetjeje, për gjithsej 150 përfitues janë ndarë 625,325 euro.

Nga kjo shumë, 96 sportistë kanë përfituar gjithsej 448,150 euro, ndërsa për 54 trajnerë janë ndarë 177,175 euro.

Ministria ka bërë të ditur se kjo mbështetje synon të jetë një vlerësim për punën, disiplinën dhe rezultatet e sportistëve dhe trajnerëve kosovarë, të cilët përfaqësojnë vendin në garat vendore dhe ndërkombëtare.

Mbështetja financiare vjen si një shtysë shtesë për sportistët dhe trajnerët që të vazhdojnë punën dhe përgatitjet për garat e ardhshme, me synimin për të arritur rezultate edhe më të mëdha.

“Çdo rezultat nis me përkushtim, ndërsa çdo sukses ndërtohet me punë të palodhshme”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Sportit dhe Rinisë.

Ministria ka uruar sportistët dhe trajnerët për sukseset e tyre, duke theksuar se do të vazhdojë të jetë pranë tyre në rrugëtimin drejt rezultateve të reja dhe përfaqësimit sa më dinjitoz të Kosovës në arenën ndërkombëtare. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.