KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Ministria e Financave: Edhe 2.4 milionë euro për kompanitë vendase

Ministria e Financave: Edhe 2.4 milionë euro për kompanitë vendase

Ministria e Financave njofton se transferoi edhe 148.6 milionë denarë ose 2.4 milionë euro në Bankën Zhvillimore, mjete të destinuara për të mbështetur investimet e kompanive vendase.

Nga Ministria e Financave thonë se me transferimin e fundit nga buxheti qendror në Bankën Zhvillimore, vlera e përgjithshme që u plasua në ekonominë vendase për realizimin e investimeve nga kompanitë është 14.5 miliardë denarë ose 235.8 milionë euro.

“Buxheti i përgjithshëm për mbështetjen e kompanive vendase i parashikuar në buxhet është 250 milionë euro, kurse vlera e ciklit të investimeve vlerësohet në rreth 300 milionë euro. Mjetet që i siguroi Qeveria dhe plasohen te kompanitë vendase me kushte të favorshme, kanë për qëllim realizimin e investimeve private, me ç’rast do të sigurojnë zhvillimin e tyre dhe do të stimulojnë rritjen ekonomike”.

“Mjetet do të plasohen deri te shfrytëzuesit e fundit përmes bankave afariste, ku norma e interesit është 1.95% në nivel vjetor, periudha e shlyerjes deri në 15 vjet, kurse periudha grejs është deri në 3 vjet”, thonë nga ministria.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.