Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka publikuar pamje të aksionit që FIT-i dhe AKI-ja e ndërmori ndaj një grupi kriminal.
Lufta kundër krimit të organizuar dhe grupeve kriminale po vazhdon pa kompromis. Policia e Kosovës, në bashkëpunim me prokurorinë dhe AKI-në, ka ndërmarrë një aksion që ka rezultuar me arrestimin e tre personave të dyshuar për përfshirje në krim të organizuar, mashtrim dhe shpëlarje parash, si dhe me sekuestrimin e pasurisë në vlerë mbi një milion euro.
Institucionet e sigurisë mbeten të përkushtuara në identifikimin, hetimin dhe goditjen e grupeve kriminale, pavarësisht formës dhe mënyrës së veprimtarisë së tyre. Çdo aktivitet kriminal që synon përfitimin e paligjshëm dhe cenon sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve do të përballet me zbatimin e ligjit. /Indeksonline/

