KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Ministri polak i Mbrojtjes urdhëron deklasifikimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën

Ministri polak i Mbrojtjes urdhëron deklasifikimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën

Ministri polak i Mbrojtjes, Władysław Kosiniak-Kamysz, tha se ka urdhëruar deklasifikimin e ndihmës ushtarake të ofruar Ukrainës që nga fillimi i pushtimit të plotë të Rusisë.

“Pas konsultimit me kryeministrin Donald Tusk, duke ruajtur përgjegjësinë ndaj opinionit publik dhe në përputhje me rregulloret ligjore, kam urdhëruar deklasifikimin e të gjitha donacioneve për Ukrainën për vitet 2022-2026”, shtoi ai, transmeton Telegrafi.

Ministri vuri në dukje se procesi i ofrimit të ndihmës ushtarake u iniciua nga qeveria e PiS nën ministrin e atëhershëm të mbrojtjes, Mariusz Błaszczak, dhe se presidenti mbahet i informuar për çdo transferim ndihme – aktualisht Karol Nawrocki dhe më parë Andrzej Duda.

“Gjithashtu kam udhëzuar SKW-në të hetojë se kush ka kërkuar qëllimisht të zbulojë sekretet shtetërore. Ne po operojmë në kushte lufte në kufirin tonë; çdo veprim kundër interesit kombëtar polak rrezikon sigurinë e grave dhe burrave polakë”, shkroi ministri.

Komentet e ministrit erdhën në përgjigje të akuzave të opozitës se qeveria ka transferuar fshehurazi raketa Patriot në Ukrainë, transmeton Telegrafi.

Krzysztof Bosak, nënkryetar i Sejmit polak dhe udhëheqës i Konfederatës, pretendoi më 4 korrik se “në mars, qeveria transferoi në Ukrainë raketa interceptuese të kushtueshme dhe të vështira për t’u siguruar për sistemin Patriot fshehurazi nga Sejmi”.

Ai theksoi se “Polonia i bleu ato nga SHBA-të për të ndërtuar një sistem shumështresor të mbrojtjes ajrore”, dhe se këto raketa janë të vetmet në arsenalin e ushtrisë polake të afta për t’iu kundërvënë raketave ruse Iskander.

Sfondi: Kohët e fundit, ministri polak i mbrojtjes tha se Ukraina ishte tërhequr nga një marrëveshje, sipas së cilës Polonia do të transferonte avionë luftarakë MiG-29 në këmbim të qasjes në teknologjitë e dronëve. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.