KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ministri Jagxhiu shpërfill vendimin e Komisionit Disiplinor, emëron Bujar Thaçin ushtrues detyre të drejtorit të përgjithshëm të IKAP-it

Ministri Jagxhiu shpërfill vendimin e Komisionit Disiplinor, emëron Bujar Thaçin ushtrues detyre të drejtorit të përgjithshëm të IKAP-it

Ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulzon Jagxhiu, pavarësisht se ishte në dijeni për një vendim të Komisionit Disiplinor ndaj Bujar Thaçit, e ka emëruar këtë të fundit ushtrues detyre të drejtorit të përgjithshëm të Institutit të Kosovës për Administratë Publike.

Sipas burimeve të Indeksonline, Bujar Thaçi, i cili në vitin 2022 mbante pozitën e drejtorit të një departamenti në IKAP, ishte ndëshkuar nga Komisioni Disiplinor për shkelje të kryera gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.

Në vendimin e datës 23 dhjetor 2022, të nxjerrë nga Komisioni Disiplinor i Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilin e posedon redaksia, thuhet se ndaj Thaqit ishte shqiptuar masa disiplinore e ndalimit të ngritjes në detyrë, përfshirë edhe rritjen e shkallës së pagës, për një periudhë katërvjeçare.

Sipas këtij vendimi, masa disiplinore mbetet në fuqi deri më 23 dhjetor 2026. Megjithatë, pavarësisht kësaj mase, ministri Jagxhiu e ka emëruar Thaçin ushtrues detyre të drejtorit të përgjithshëm të IKAP-it, duke ngritur pikëpyetje mbi ligjshmërinë e këtij emërimi dhe respektimin e vendimeve të organeve disiplinore.

Indeksonline iu është drejtuar Ministrisë së Digjitalizimit dhe Administratës Publike dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme me pyetje dhe kërkesa për qasje në dokumente publike, për të marrë sqarime lidhur me këtë emërim dhe zbatimin e vendimit disiplinor. Deri në publikimin e këtij artikulli, redaksia nuk ka pranuar përgjigje nga institucionet përkatëse.

Ndërkohë, vlen të theksohet se Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendim për pezullimin nga marrëdhënia e punës në Shërbimin Civil të Hysen Muzliukajt, drejtor i përgjithshëm i Institutit të Kosovës për Administratë Publike.

Muzliukaj ishte emëruar në këtë pozitë nga Qeveria, me Vendimin nr. 04/265, të datës 1 gusht 2025. Sipas vendimit të Qeverisë, ai pezullohet nga marrëdhënia e punës në Shërbimin Civil sipas detyrës zyrtare, për shkak se ndaj tij është ngritur aktakuzë në procedurë penale për kryerjen e një vepre penale gjatë ushtrimit të funksioneve të tij.

Në këtë situatë, emërimi i Bujar Thaçit në pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të përgjithshëm të IKAP-it ngre çështje që kërkojnë sqarim nga institucionet përgjegjëse, veçanërisht lidhur me vendimin disiplinor të vitit 2022 dhe vlefshmërinë e tij deri në fund të vitit 2026./Indeksonline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.