KORREKT / SOT24 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Ministri izraelit, Ben-Gvir: Netanyahu nuk dëshiron të fotografohet me mua

Ministri izraelit, Ben-Gvir: Netanyahu nuk dëshiron të fotografohet me mua

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, ka deklaruar se marrëdhëniet e tij me kryeministrin Benjamin Netanyahu janë rikthyer në një fazë ku ky i fundit nuk dëshiron të shfaqet publikisht në fotografi me të.

“Jemi rikthyer në ditët kur Netanyahu nuk dëshiron të fotografohet me mua”, deklaroi Ben-Gvir.

Ai tha gjithashtu se është ministri më i mbrojtur dhe njëkohësisht më i kërcënuar në Izrael.

“Jam ministri më i mbrojtur në Izrael, ministri më i kërcënuar në Izrael. Janë përpjekur të më vrasin dhjetë herë”, tha Ben-Gvir.

Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur marrëdhëniet brenda koalicionit qeverisës izraelit janë përballur vazhdimisht me tensione dhe përplasje politike.

Ndryshe, Ben-Gvir ka bërë shumë deklarata tendencioze rreth të ardhmes së palestinezëve në Gaza. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.