KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Ministrat vizituan fshatin Sojevë, kërkojnë zgjidhje për vërshimet e përsëritura

Ministrat vizituan fshatin Sojevë, kërkojnë zgjidhje për vërshimet e përsëritura

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit në detyrë, Dimal Basha së bashku me ministren e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në detyrë, Fitore Pacolli vizituan fshatin Sojevë në Ferizaj dhe rrugën M25.3 për ta vlerësuar situatën e krijuar nga vërshimet të përsëritura.

Sipas njoftimi të ministrisë thuhet se kjo rrugë bllokohet shpeshherë shkaku i grumbullimit të ujërave, duke shkaktuar vështirësi për qytetarët dhe bizneset, si dhe dëmtimet e vazhdueshme në infrastrukturën rrugore.

Tutje bëhet e ditur se vlerësimet fillestare tregojnë se një nga shkaqet kryesore të problemit është ndryshimi i rrjedhës të ujërave për shkak të ndërtimeve të pakontrolluara “gjendja e cila sjell përmbytje të shpeshta dhe rritje te kostove të mirëmbajtjes së rrugës”.

“Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit theksoi se do të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet përgjegjëse për të garantuar sigurinë në komunikacion, mbrojtjen e infrastrukturës rrugore dhe përmirësimin e kushteve për qytetarët”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.