KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Minçev: Me reformat e propozuara i jepet fund partizimit të Administratës Publike

Minçev: Me reformat e propozuara i jepet fund partizimit të Administratës Publike

Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev thotë se Projektligji për Shërbimin e Lartë të Menaxhimit përfaqëson një hap kyç reformues drejt departizimit, profesionalizimit dhe forcimit të sistemit të meritokracisë në administratën publike.

“Ky ligj nuk është një rast i izoluar, por pjesë e një pakoje më të gjerë reformash që po zbatojmë, së bashku me Ligjin për Nëpunësit Administrativë dhe Ligjin për Punonjësit e Sektorit Publik. Qëllimi është i qartë, t’i jepet fund partizimit, nepotizmit, punësimit në baza partiake dhe të futet një sistem i bazuar në njohuri, cilësi dhe integritet profesional”, theksoi Minçev në emisionin “Top Tema”.

Ai theksoi se vullneti i fortë politik për reformë është konfirmuar qartë që nga themelimi i Ministrisë së Administratës Publike, e cila, pavarësisht sfidave fillestare, menjëherë filloi përgatitjen dhe miratimin e ligjeve që ishin rekomanduar në raportet e Komisionit Evropian për më shumë se një dekadë, por që nuk u zbatuan.

“Miratimi i një ligji nuk mjafton më vete. Kjo është arsyeja pse, Ligji për Shërbimin e Menaxhimit të Lartë, rregullonë me saktësi kushtet, mandatet dhe kontrollin e pozicioneve të menaxhimit të lartë, veçanërisht pozicioneve të u.d funksioneve, duke zvogëluar kështu drejtpërdrejt mundësinë e abuzimit”, tha Ministri./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.