KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Miley Cyrus shpërthen në lot gjatë koncertit, homazhi prekës për Dolly Parton: Unë dhe Dolly jemi të përjetshme

Miley Cyrus shpërthen në lot gjatë koncertit, homazhi prekës për Dolly Parton: Unë dhe Dolly jemi të përjetshme

Miley Cyrus është përlotur gjatë koncertit të saj në Hollywood Bowl në Los Angeles, teksa i ka bërë homazh kumbarës së saj, Dolly Parton.

Këngëtarja interpretoi hitin e njohur Jolene dhe ndau me publikun kujtime personale për lidhjen e veçantë që i bashkonte.

Gjatë koncertit të së premtes, 33-vjeçarja tregoi se kishte parë dikur Dolly Parton të performonte në të njëjtën skenë, një përvojë që e kishte frymëzuar edhe atë të mbante koncerte në këtë vend, shkruan DailyMail.

Miley kujtoi se i kishte kërkuar kumbarës së saj ta shihte nga publiku, ashtu siç e shihnin edhe fansat e tjerë.

Ajo tregoi gjithashtu se Parton i ishte përgjigjur me fjalët Në rregull, Miley, por këngëtarja e kishte komentuar me humor se kjo nuk do të thoshte domosdoshmërisht se dëshira e saj do të realizohej.

Gjatë rrëfimit, Miley u shpreh se e ndiente praninë e Dolly-t pranë vetes më shumë se kurrë dhe se ndarja e këtyre kujtimeve me fansat e bënte mbrëmjen veçanërisht të rëndësishme për të.

Ky moment emocional kulmoi me fjalët e këngëtares, e cila theksoi se lidhja mes tyre do të mbetej e përjetshme dhe se asgjë nuk mund t’i ndante. Ajo u shpreh gjithashtu se besonte se do ta shihte sërish Dolly Parton. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.