Këngëtarja e njohur Miley Cyrus ka përjetuar momente tejet emocionuese gjatë ceremonisë së martesës me partnerin e saj, Maxx Morando.
Fotot dhe videot nga dasma kanë zbuluar për herë të parë edhe pamjen e fustanit të saj mahnitës të nusërisë.
Në pamjet e publikuara nga TMZ, Miley shfaqet e veshur me një fustan elegant të bardhë, me shpinë të hapur, mëngë dhe një bisht të gjatë, teksa qëndron nën një dekor madhështor me trëndafila të bardhë.
Ceremonia u mbajt në ish-rezidencën e legjendës Frank Sinatra, në Palm Springs, ku këngëtarja i dha fund beqarisë në prani të rreth 100 të ftuarve. Bashkëshorti i saj, Maxx Morando, u shfaq elegant me një kostum të zi.
Një nga momentet më prekëse të ceremonisë ishte ai kur Miley nuk mundi t’i mbante lotët. Këngëtarja u pa duke fshirë një lot me një shami, përpara se të lexonte betimet e saj martesore nga një kartolinë e bardhë e palosur.

