KORREKT / SOT1 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Milani bëhet makth për Interin, tetë derbi radhazi pa fitore për zikaltërit

Milani bëhet makth për Interin, tetë derbi radhazi pa fitore për zikaltërit

Milani ka fituar derbin e qytetit ndaj Interit me rezultat 3-1, në një përballje spektakolare të vlefshme për javën e 10-të të Serie A, duke marrë tri pikë të rëndësishme në garën për kreun e tabelës.

Kuqezinjtë e nisën ndeshjen në mënyrë të jashtëzakonshme dhe kaluan në epërsi që në minutën e katërt. Diego Moreira krosoi bukur në zonë, ndërsa Christian Pulisic u shkëput nga mbrojtja dhe me kokë e dërgoi topin në rrjetë për 1-0.

Milani e dyfishoi epërsinë vetëm gjashtë minuta më vonë. Pas një goditjeje nga këndi të ekzekutuar nga Moreira, Adrien Rabiot përfitoi nga hapësira brenda zonës dhe me një goditje të saktë shënoi për 2-0.

Interi reagoi në minutën e 22-të, kur Alessandro Bastoni shfrytëzoi një aksion pas goditjes nga këndi dhe ngushtoi diferencën në 2-1.

Zikaltrit patën mundësi të afroheshin edhe më shumë, por në minutën e 33-të Mike Maignan bëri një pritje spektakolare ndaj goditjes së Djed Spence.

Kur pjesa e parë po shkonte drejt fundit, Diego Moreira realizoi një gol të shkëlqyer nga goditja e dënimit.

Në minutën e 43-të, ai e dërgoi topin me mjeshtëri pranë shtyllës së djathtë për 3-1, duke rikthyer epërsinë prej dy golash për Milanin.

Pjesa e dytë solli më pak gola, por jo mungesë emocionesh. Interi kërkoi një mundësi për t’u rikthyer në lojë dhe në minutën e 75-të gjyqtari Marco Guida fillimisht akordoi penallti për zikaltrit. Megjithatë, pas rishikimit të pamjeve në VAR, ai e anuloi vendimin, duke shkaktuar protesta nga futbollistët e Interit.

Ky triumf e çon Milanin në kuotën e 21 pikëve, duke e ngjitur në vendin e katërt në tabelë. Ndërkohë, Interi mbetet me 25 pikë dhe bie në pozitën e dytë./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.