Ehat Miftaraj, drejtor në Institutin e Kosovës për Drejtësi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti, talentin e tij politik e shpërfaq vetëm si opozitar.
Miftaraj, në postimin e tij të bërë të Facebook, ka shtuar edhe se, në këtë pjesë Kurti është kampion.
Pos kësaj, ai ka shtuar se, Kurti si qeveritar, maksimumi është një kopje e dobët e Hashim Thaçit.
‘‘Kryeministri Kurti është parimor dhe e shpërfaq tërë talentin e tij politik dhe shpirtin luftarak të aktivistit vetëm si opozitar! Në këtë pjesë është kampion. Si qeveritar, maksimumi është një kopje e dobët e Hashim Thaqit’’, ka thënë Miftaraj.