KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Microsoft në alarm: Ndërpret projektet e reja, pas goditjes kibernetike

Microsoft në alarm: Ndërpret projektet e reja, pas goditjes kibernetike

Microsoft ka shpallur një alarm të nivelit më të lartë, të njohur si “Kodi i Kuq”, pas problemeve të mëdha teknike që shkaktuan një ndërprerje globale në disa prej shërbimeve kryesore të kompanisë.

Ky alarm nënkupton se Microsoft do të pezullojë lançimin e projekteve të reja, duke përqendruar të gjitha përpjekjet në zgjidhjen e problemeve teknike dhe rikthimin e stabilitetit të shërbimeve të saj.

Kompania do t’u japë përparësi maksimale ekipeve inxhinierike për të identifikuar dhe korrigjuar defektet, si dhe për të shmangur përsëritjen e incidenteve të ngjashme.

Ndërprerja, e regjistruar më 12 dhe 13 nëntor preku miliona përdorues në mbarë botën. Problemet u shfaqën në disa prej platformave më të përdorura të Microsoft, përfshirë Outlook, Microsoft Teams, dhe Exchange Online. Pasojat u ndjenë në sektorë të ndryshëm, mes tyre edhe në institucione qeveritare dhe kompani ajrore.

Pas incidentit, drejtori ekzekutiv i Microsoft, Satya Nadella, kërkoi falje publikisht për vështirësitë e shkaktuara, ndërsa kompania nisi një proces të brendshëm hetimi për të përcaktuar shkaqet e ndërprerjes dhe për të marrë masa korrigjuese.

dyshimet e para të kompanisë janë përqendruar te një përditësim problematik i Windows, i prezantuar në korrik të këtij viti. Megjithatë, Microsoft ka përjashtuar mundësinë që ndërprerja të jetë shkaktuar nga një sulm kibernetik apo nga ndërhyrja e agjentëve të inteligjencës artificiale.

Pas kësaj përvoje, drejtuesit e kompanisë synojnë të ndryshojnë rrënjësisht mënyrën se si trajtohen problemet teknike në shërbimet e saj. Një nga objektivat kryesore të vendosura nga drejtuesit është reduktimi i kohës së nevojshme për përfundimin e ndërhyrjeve teknike në vetëm një orë. Aktualisht, procese të tilla mund të zgjasin nga pesë deri në gjashtë ditë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.