Kryeministri Hristijan Mickoski, sot, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me europerspektivën e shtetit, tha se qëllimi është së pari të përfundojmë detyrat e shtëpisë që lidhen me Agjendën e reformave, e pastaj i mbetet Unionit nëse do të vazhdojë të bilateralizojë procesin tonë të qasjes.
“Rruga e integrimit evropian të Maqedonisë është e lidhur në mënyrë të pashmangshme me vullnetin e 27 shteteve anëtare, njëra prej të cilave është Bullgaria. Ju e dini që kemi problem me ta, por ne synojmë të përfundojmë detyrat tona të shtëpisë, të përgatitemi, të përfundojmë të gjitha ato çështje të hapura që lidhen me Agjendën e reformave, të mbyllim të gjitha ato reforma që kemi planifikuar t’i mbyllim”, tha Mickoski.
Ai shtoi se pasi t’i bëjmë të gjitha këto, atëherë do t’ua lëmë 27 shteteve anëtare të vendosin nëse do ta bilateralizojnë këtë proces apo nëse do të bazohet në kriteret që kishin të gjitha vendet që janë inkuadruar në këtë aleancë, respektivisht në BE.
Kryeministri Mickoski prej nesër e deri më 23 janar do të marrë pjesë në Forumin ekonomik botëror në Davos të Zvicrës, që këtë vit mbahet nën moton “Në frymën e dialogut”.
LEXO:
- Gjermania pas dështimit në Botëror: Klopp, gjenerata e re dhe revolucioni për Euro 2028
- Ronaldo përlot botën me gjestin prekës për Diogo Jotën pas kualifikimit të Portugalisë
- Fund i një epoke: Modric përlotet në lamtumirën e tij nga Botërori me Kroacinë
- Momenti historik i CR7, shënon në fazë eliminatore për herë të parë në Botëror
- Zvicra e Xhakës kërkon fitore ndaj Algjerisë, formacionet zyrtare
- Ronaldo shënon, Portugalia fiton me rikthim ndaj Kroacisë dhe kalon tutje
- “Jemi gati për këdo”, Oyarzabal flet pas fitores së Spanjës
- Endrick zbulon marrëdhënien speciale që ka me Neymarin dhe Ancelottin
