KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mickoski: Qeveria do t’i dëmshpërblejë qytetarët që pësuan nga moti i keq në Shkup

Mickoski: Qeveria do t’i dëmshpërblejë qytetarët që pësuan nga moti i keq në Shkup

Kryeministri Hristijan Mickoski, sot deklaroi se Qeveria do t’i dëmshpërblejë qytetarët të cilët pësuan nga moti i ligë në Shkup.

Mickoski tha se komunat do të formojnë komisione, të cilat do të vlerësojnë dëmet e shkaktuara.

“Sa i përket dëmshpërblimit të qytetarëve që pësuan dëme nga moti i keq, mund të them se komunat dhe institucionet në kuadër të tyre formojnë komisione. Qytetarët që kanë pësuar dëme duhet t’i paraqesin ato pranë këtyre komisioneve. Komisionet do të bëjnë vlerësimin e dëmeve dhe më pas do t’i dorëzojnë raportet në Komitetin për Vlerësimin e Dëmeve, i cili do t’ia përcjellë Qeverisë, ndërsa ne, në përputhje me ligjin dhe praktikën, do të ndërhyjmë dhe do t’i dëmshpërblejmë të gjithë qytetarët që kanë paraqitur dëmet e tyre”.

“Apeloj te të gjithë qytetarët që kanë pësuar dëme t’i paraqesin ato, në mënyrë që Komisioni të dalë në terren, t’i konstatojë dëmet dhe Qeveria të marrë specifikimin e tyre, që të mund t’i dëmshpërblejmë”, tha Mickoski.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.