KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mickoski për rikonstruimin e Qeverisë: Fokusi do të jetë te përmbajtja, jo te madhësia

Mickoski për rikonstruimin e Qeverisë: Fokusi do të jetë te përmbajtja, jo te madhësia

“Më shumë do të qëndroj te përmbajtja sesa te madhësia e rikonstruimit”, kështu tha kryeministri Hristijan Mickoski duke ritheksuar se pas 17 qershorit do të fillojnë bisedimet me partnerët e koalicionit.

Se cila ministri kujt do t’i takojë, Mickoski kërkoi durim duke theksuar se ditët në vijim do të ketë hollësi rreth kësaj çështje.

“Nuk do të futesha tek madhësia por do të përmbahesha te përmbajtja e rikonstruimit të Qeverisë. Tani jemi të përkushtuar, edhe unë personalisht, por edhe partia që drejtoj, tek ditëlindja, 36 vjet OBRM-PDUKM, që do të ndodhë në Strumicë tek stadiumi i qytetit, të mërkurën, më datë 17, në orën 20, dhe ditën tjetër do të nisim të flasim me partnerët qeverisës për rikonstruimin, por më shumë do të qëndroj te përmbajtja sesa te madhësia e rikonstruimit”, tha Mickoski.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.