KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Mickoski për konfliktin në Lindjen e Mesme: Mund të kemi sfida të caktuara ekonomike

Mickoski për konfliktin në Lindjen e Mesme: Mund të kemi sfida të caktuara ekonomike

Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se në të ardhmen vendi mund të ketë sfida ekonomike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Situata e sigurisë është e qëndrueshme, por ndoshta, me kalimin e kohës, do të kemi sfida të caktuara ekonomike për shkak të presionit mbi çmimin e naftës”, tha kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski sot në një aktivitet për zgjerimin e kapaciteteve prodhuese të “AKTIVA” SHPK Shtip, kur u pyet për zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe bombardimin e disa vendeve të Gjirit.

Mickoski thotë se po shqyrton me Ministrinë e Financave uljen e akcizës dhe taksave, në mënyrë që të shohim se cilat janë opsionet tona për të zvogëluar ndikimin në standardin e jetesës së qytetarëve.

Për momentin, nuk ka vendim për shpalljen e gjendjes së krizës. Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska tha se situata po monitorohet dhe nëse shteti kërkon shpalljen e gjendjes së krizës, kjo do të shqyrtohet nga Qeveria.

Dje Ministri për Energjetik dhe Minisera njoftoi se rezervat e derivateve të naftës janë stabile, dhe se ka mjaftueshëm për të furnizuar qytetarët dhe ekonominë./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.