KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mickoski: Pa veprim të BE-së, Bullgaria nuk ndryshon qëndrim ndaj Maqedonisë

Mickoski: Pa veprim të BE-së, Bullgaria nuk ndryshon qëndrim ndaj Maqedonisë

Kryeministri Hristijan Mickoski tha sot se nuk pret ndryshim të qëndrimit të Bullgarisë, pa veprim të fuqishëm nga Brukseli dhe anëtarët më të mëdhenj të Bashkimit Evropian”.

Mickoski tha se politika e Qeverisë tanimë dy vite është konsistente dhe praktikisht i argumenton pozitat e veta në skenën ndërkombëtare dhe “vendim pas vendimi vetëm po konfirmohen të gjitha ato teza dhe druarje, të cilat ne si Qeveri dhe politikanë i kemi pasur”.

I pyetur të komentojë vendimin e Komitetit për të drejtat e njeriut të KB-së, i cili konfirmoi se Bullgaria ka shkelur Kartën për bashkim dhe nëse ai beson se do të ketë ndonjë efekt, Mickoski tha se sigurisht se do të ketë një efekt, por nuk pret që të ketë efekt në politikat e politikanëve tek fqiu jonë lindor, veçanërisht jo tani, thotë ai, në këtë fushatë parazgjedhore.

“Vendim pas vendimi vetëm sa i konfirmon të gjitha ato teza dhe druarje që ne si qeveri dhe politikanë i kemi. Fatkeqësisht, në të kaluarën kemi pasur politikanë që kishin indet e buta të politikës së identitetit maqedonas dhe pranonin gjithçka, madje edhe nëse një fletë e bardhë u vihej në tavolinë për ta nënshkruar, për arsye të thjeshtë se mendonin me sy të ndyrë se në këtë mënyrë do të qëndronin më gjatë në qeveri dhe do të përdornin dhe gëzonin privilegjet që kanë paramenduar për veten e tyre”, tha Mickoski.

E dini, thotë Mickoski, kjo ishte një periudhë e krimit, e turpit, e tradhëtive, e shkatërrimit të gjithçka që ishte maqedonase.

“Po, politika e kësaj Qeveria tanimë dy vite është konsistente, praktikisht i argumenton pozitat e veta në skeën ndërkombëtare dhe çdo muaj ose çdo tre muaj, të marrim edhe nga një mirënjohje të re për të gjitha ato politika, të cilat i bëjmë”, deklaroi Mickoski.

Kryeministri thotë se pret që në periudhën që vijhon të ketë ende vendime të tilla, por se nuk beson se mund të vijë deri në ndryshimin e qëndrimit të fqiut tonë lindor, pa veprim të fuqishëm të Brukselit dhe anëtarëve më të mëdhenj të Bashkimit Evropian.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.